0 C
Sterling Heights
13/01/2026, 2:27
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Komplimenti që femrat duan ta dëgjojnë më së shumti dhe nuk është ‘dukesh shumë bukur’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKomplimenti që femrat duan ta dëgjojnë më së shumti dhe nuk është...

Një studim britanik tregoi se cilin kompliment pëlqejnë më shumë pjesëtaret e gjinisë së bukur.

Femrave më shumë u pëlqen të dëgjojnë se duken të reja, sesa që kanë humbur peshë apo se xhinset u përshtaten në mënyrë të përsosur

Hulumtimi tregoi se deri në 60 për qind e femrave të anketuara duan të dëgjojnë se duken të reja dhe ky është komplimenti që do t’i japë më shumë shtytje vetëbesimit të tyre.

Gjithashtu, 41 për qind e të anketuarave duan të jenë më të reja dhe 62 për qind e tyre janë shprehur se angazhohen aktivisht për ta ngadalësuar procesin e plakjes duke përdorur produkte të ndryshme natyrale dhe kozmetike.

I njëjti hulumtim tregoi se femrat e moshës 39 vjeçe e gjysmë ndjejnë më shumë stres për plakjen, sepse e urrejnë ditëlindjen e tyre të 40-të.

Në të kundërt, gratë që kanë mbushur moshën 55 vjeçare fitojnë besimin më të madh për dukjen e tyre. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img