-1 C
Sterling Heights
13/01/2026, 3:56
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Çeku: Shteti i Kosovës i braktisi heronjtë e tij në Hagë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetÇeku: Shteti i Kosovës i braktisi heronjtë e tij në Hagë

Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka drejtuar kritika të ashpra për sjelljen përjashtuese të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti ndaj spektrit tjetër politik në vend.

Ai në një rrëfim ekskluziv për TV Arbërinë u ka bërë thirrje të dy liderëve shtetërorë të tregojnë më shumë respekt dhe konsiderata ndaj atyre që kanë kontribuar në procesin e shtet-ndërtimit të Kosovës, veçanërisht heronjve të gjallë, që aktualisht gjenden padrejtësisht në Hagë.

Ai ka thënë se është detyrë madhore e institucioneve të Kosovës që të angazhohen që të rrëzohet kjo aktakuzë.

“Unë këtë proces e shoh si shumë të dëmshëm për historinë tonë, të ardhmen tonë. Shumëkush po i qaset këtij sidomos qeveria se disa individë janë në Hagë, nuk është absolutisht duke u gjykuar Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi, por këtu është gjykim, është lufta jonë. Akuza është ndërmarrje e përbashkët kriminale. Një shtet normal që e kupton se çfarë do të thotë kjo të merr një definicion se lufta jonë është e tillë është shumë e dëmshme për historinë tonë dhe të ardhmen tonë…Qasja e shtetit nuk është serioze, nuk po kuptohet çfarë ka ndodhur dhe pse ka ndodhur kjo…Të jenë shumë të kujdesshëm se çka po ndodh në Hagë që të punojnë shumë me diplomacinë që të rrëzohet ajo akuzë”, tha ai.

Se si duhet të veprohet në këtë rast ai ka marrë shembullin e Kroacisë. Tre gjeneralët kryesorë të ushtrisë kroate për shkak të rolit të tyre në operacionin “Stuhia”, qenë akuzuar me një aktakuzë identike. Mirëpo, atëbotë shteti kroat u mobilizua i tëri, duke përfshirë diplomacinë, sportin, kulturën madje edhe kishën, me qëllim që ta rrëzojë një aktakuzë të tillë.

Ndërkohë, përpos familjarëve të atyre që ndodhen në Hagë, institucionet e Kosovës po i veçon një heshtje dhe indiferencë e çuditshme, të cilën ai e ka quajtur një heshtje të papranueshme.

Çeku ka komentuar edhe deklarimet e krerëve të shtetit në lidhje me ndonjë sulm të ri nga Serbia, ngjashëm me atë terrorist të 24 shtatorit në Banjska.

Megjithatë Çeku ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë sulmi ndaj Kosovës nga Serbia në rrethanat aktuale.

“Jo…Sa është real asgjë atyre (Serbisë) nuk iu ka dalë siç e kanë menduar deri sot. Serbia gjithmonë ka bërë gabime strategjike. Ne në Kosovë nuk duhet të jemi të shqetësuar se do të kthehet ushtria serbe qysh ata e thonë e flasin dhe kanë ndërtuar një narrativë se do të kthehet ushtria në Kosovë. Kjo në situatën e tanishme nuk është e mundur në asnjë mënyrë”, ka thënë Çeku.

Çeku e ka quajtur sigurinë si prioritet numër një për vendin duke thënë se kapacitetet e Kosovës në këtë fushë duhet të shtohen, teksa praninë e NATO-s në vendin tonë e ka quajtur fat të madh. Ai ndërkaq  e ka quajtur dekurajuese qasjen e kryeministrit Albin Kurtit ndaj pjesëtarëve sa i përket shtesave të rrezikshmërisë. /kp/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img