Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës, Hajrulla Çeku, ka ndarë me publikun përparimin dhe kujdesin e vazhdueshëm që po jepet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Ai ka publikuar një seri imazhesh të kullave dhe shtëpive historike që janë restauruar gjatë vitit 2023 në Kosovë, duke nënvizuar përkushtimin e tij për kujdesin dhe vlerësimin e thesarëve kulturore të vendit.
Për trashëgiminë tonë kulturore”, shkroi Hajrulla Çeku në mbishkrimin e këtyre fotografive, që japin një pasqyrë të punës dhe investimit të bërë nga MKRS.


