3 C
Sterling Heights
13/01/2026, 12:17
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Të gjitha vendimet që i mori Qeveria në mbledhjen e fundit në 2023

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetTë gjitha vendimet që i mori Qeveria në mbledhjen e fundit në...

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, të fundit për këtë vit, në të cilën ka miratuar disa vendime.

Në komunikatën e lëshuar nga Qeveria, janë bërë publike vendimet që u morën sot:

Ka miratuar Planin Kombëtar për Zhvillim 2024-2026. Me qëllim të përmbushjes së prioriteteve kryesore të Qeverisë, vitin e kaluar Qeveria ka filluar planifikimin dhe mbikëqyrjen e performancës, përmes platformës së unifikuar të Planit Kombëtar për Zhvillim, i cili përfshinë katër shtylla kryesore: (1) Rritjen e qëndrueshme ekonomike, (2) Zhvillimin e barabartë njerëzor, (3) Sigurinë dhe sundimin e ligjit dhe (4) Qeverisjen e mirë. Ai mbulon 11 sektorë të ndryshëm, duke përfshirë ekonominë digjitale, infrastrukturën, mjedisin, arsimin, punësimin, shëndetin, kulturën, paqen dhe sigurinë, drejtësinë, qeverisjen efektive dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Ka miratuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave. Ligj që do bëjë reformë në fushën e medias e që do trajtojë dhe rregullojë: kompetencat e KPM-së, pronësinë e mediave, mbrojtjen e fëmijëve dhe qasjen e personave me aftësi të kufizuara. Për më tepër, do të përcaktojë politikat e transmetimit dhe ritransmetimit, mbikëqyrjen e përmbajtjes audiovizive të paraqitura në mediat online dhe në platformat për shpërndarjen e videove, duke vendosur standarde të larta edhe në çështjet e sponsorizimit, vendosjes së produktit, reklamimit në televizion e komunikimeve komerciale.

– Ka miratuar Projektligjin për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës, që ka për synim konsolidimin dhe fuqizimin e sektorit të sigurisë, duke vendosur themelet e një sistemi të integruar të arkitekturës së sigurisë, i cili do të jetë në shërbim të sigurisë kombëtare, dhe realizimit të synimeve dhe qëllimeve shtetërore.

Ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentimit Nr. 3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015. Qëllimi i kësaj marrëveshje ndërkombëtare është zgjatja e afatit për zbatimin e programit vjetor IPA 2015 edhe për 2 vite shtesë.

– Ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa Digjitale” (2021-2027) ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Marrëveshja ka rëndësi të veçantë pasi që ofron mundësi të zhvillimit të teknologjive, shërbimeve dhe produkteve për bizneset, qytetarët dhe administratën publike. Në kuadër të këtij Programi janë të ndara 9.2 miliardë euro për shtetet e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Ka miratuar Projektligjin për Harmonizimin e Ligjeve të Veçanta me Ligjin për Kundërvajtje. Qëllimi i këtij ligji është ndryshimi dhe plotësimi i 31 Ligjeve me qëllim të harmonizimit të tyre me Ligjin Nr. 05/L- 087 për Kundërvajtje.

[AI] Code for block 1 InArticle Desktop Desktop C=3 N=3[/AI]

– Ka miratuar Projektligjin për Statusin, Qëndrimin e Përkohshëm dhe Kalimin Transit të Forcave të Huaja të Armatosura në Territorin e Republikës së Kosovës.  Ky ligj ka për qëllim rregullimin e statusit të forcave të huaja të armatosura, personelit civil shoqërues të këtyre forcave dhe vartësve të tyre, gjatë qëndrimit të përkohshëm brenda kornizës së bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe procedurat e kalimit transit të tyre, në territorin e Republikës së Kosovës.

Ka miratuar Projektligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës. Me këtë ligj garantohet qëndrueshmëria dhe rritja e vlerës së pronës së paluajtshme të komunës për zhvillim ekonomik lokal dhe përmbushjes së interesit të përgjithshëm.

– Ka miratuar Projektligjin për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave. Ky projektligj ka për qëllim të forcojë aftësinë e organeve të vetëqeverisjes lokale në përmbushjen e përgjegjësive të tyre përmes këshillimit, mbështetjes dhe ndihmës; të sigurojë ligjshmëri të aktiviteteve të organeve të vetëqeverisjes lokale; si dhe të sigurojë që të drejtat dhe interesat e qytetarëve të respektohen.

[AI] Code for block 1 InArticle Desktop Desktop C=3 N=4[/AI]

– Ka miratuar Projektligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit përmes së cilit do të rregullohet mbrojtja e konsumatorit, përgjegjësitë e tregtarit si dhe përgjegjësitë e konsumatorit në blerjen e produkteve dhe shërbimeve.

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img