Doktor i afirmuar, patriot i shquar dhe person modest: këto tri epitete përshkruajnë më së miri personalitetin e kardiologut të njohur shqiptar, Sulejman Çelaj.
Me origjinë nga një zonë e Gjakovës, doktori drejton Divizionin e Kardiologjisë në spitalin St Barnabas në Bronks, aty ku punon mbi dy dekada.
Si një ithtar i përpiktë i “Betimit të Hipokratit”, Doktor Mani [siç e thërrasin pacientët], shquhet për seriozitetin, përkushtimin dhe empatinë ndaj pacientëve.
Është folës i rrjedhshëm i shtatë gjuhëve, pasi komunikimin në veten e parë me pacientët, e konsideron si pjesë të rëndësishme të rrugës së shërimit të pacientëve.
Puna e çmuar e kardiologut është njohur edhe nga shteti i Shqipërisë, ku në 2020, ai u vlerësua me çmimin: Urdhëri i Skënderbeut, i cili u akordohet të gjithë atyre që kryejnë shërbime të çmueshme kundrejt Shtetit ose Kombit në çdo degë.
Dr. Çelaj, vlerë e shtuar për komunitetin shqiptarë, trojet tona dhe për shoqërinë amerikane./ Shqiptarët e Amerikës./Liridon Cecja.



