Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e ka vlerësuar si të suksesshme qeverisjen dy-vjeçare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo
Ai e ka veçuar ministrinë që e drejton duke thënë se gjatë dy viteve ka pasur një sërë reformash pozitive.
“Mendoj që ende nuk i kemi bërë dy vite që Qeveria është në detyrë, por kemi lënë gjurmë. Ju inkurajoj juve ta bëni një anketë dhe ta shihni cili është niveli i kënaqshmërisë te fermerët në nivel të Kosovës, për veprimet në ministrinë e Bujqësisë”, ka thënë ai.
Po ashtu, ai i ka përmendur edhe disa punë që janë bërë në sistemin e drejtësisë, duke e veçuar Vettingun dhe Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së paligjshme.
“Reformat e nisura në drejtësi kanë lënë gjurmë, nuk do të kenë kthim, qoftë Vetingu qoftë Byroja për konfiskim dhe një mori veprimesh në sistemin e drejtësisë”, ka thënë ai.


