4.4 C
Sterling Heights
14/01/2026, 1:32
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Java e ardhshme me borë e acar, temperatura deri minus 8 gradë e erëra të furishme

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetJava e ardhshme me borë e acar, temperatura deri minus 8 gradë...

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror bën të ditur se java e ardhshme do të jetë me mot dimëror.

AShNA njofton se temperaturat minimale pritet të zbresin deri në minus 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale deri në -1, ndërkaq, erërat e furishme veri–verilindore me shpejtësi deri në 20m/s, do të shkaktojnë ndjesinë e një acari të vërtetë, tipik për muajin janar.

Lexoni të plotë njoftimin:

Java e ardhshme me mot dimëror

Devijimi stratosferik që tashmë ka ndodhur dhe ka afektuar vendet nordike të cilat po përjetojnë temperatura të ulëta madje deri -43°C, nga e hëna e javës së ardhshme për disa ditë me radhë pritet të shtrihet edhe në zonat e gadishullit ballkanik, duke sjellë edhe shtresa bore të cekëta të cilat do të mbulojnë edhe zonat urbane.

Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -08°C, ndërsa ato maksimale deri në -1°C.

Erërat e furishme veri – verilindore me shpejtësi deri në 20m/s, do të shkaktojnë ndjesinë e një acari të vërtetë, tipik për muajin janar, duke rezultuar me vështirësi në zhvillimin e aktiviteteve normale jetësore të qytetarëve.

Për të shikuar në detaje motin në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Ballkan dhe botë – kliko këtu.  /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img