3.1 C
Sterling Heights
21/12/2025, 0:27
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Osmani pret të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së, flasin për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetOsmani pret të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së, flasin për...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Alyson Grunder.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në takim u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit me SHBA-të në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për zhvillimet e fundit në vend.

“Presidentja Osmani e njoftoi znj. Grunder për prioritetet e Presidentes në muajt në vijim, me ç’rast u diskutua për rëndësinë e vazhdimit të komunikimit të rregullt me SHBA-të, me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu në takim u diskutua edhe për zhvillimet më të fundit në sektorë të ndryshëm strategjik.

“Me këtë rast, Presidentja Osmani paralajmëroi edicionin e dytë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, për të cilin vlerësoi lartë bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen nga SHBA-të dhe Zyra e Sekretarit Antony Blinken, në veçanti”, njofton Presidenca. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img