-5.6 C
Sterling Heights
19/12/2025, 15:51
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Sveçla: Ambasadori Walker do të mbetet zëri i të vërtetës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetSveçla: Ambasadori Walker do të mbetet zëri i të vërtetës

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka qëndruar ambasadori William Walker, i cili është njoftuar nga afër për zhvillimin, demokratizimin dhe sigurinë e Kosovës. Me këtë rast ministri Sveçla tha se ambasadori Walker, është dhe do të mbetet gjithmonë, miku i madh i shqiptarëve, falë angazhimit të së cilit, mbarë bota njohu dhe reagoi ndaj gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

 

“Kisha nderin e madh të mirëpres sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme mikun tim të veçantë, mikun e përhershëm të popullit shqiptar, zërin e së vërtetës, atë të Reçakut, ambasadorin William Walker. Për gati dy orë takim të përzemërt biseduam për progresin e Republikës së Kosovës, për demokratizimin e institucioneve tona si shembull në rajon e për angazhimin tonë të përditshëm në sundimin e rendit, ligjit, luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit në çdo cep të Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla.

Secila fjalë admiruese e tij për përparimin e Kosovës, sipas ministrit Sveçla, është motiv i madh për të gjithë.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img