8.2 C
Sterling Heights
17/10/2025, 2:44
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

556-vjetori i ndarjes nga jeta të Skënderbeut

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaHistori556-vjetori i ndarjes nga jeta të Skënderbeut

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përkujtoi sot 556- vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Vepra dhe figura e Skënderbeut personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori emrin e tij dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe forcimin e vetëdijes kombëtare, thekson MEPJ.

Figura e tij është vlerësuar nga personalitetet më të shquara evropiane të kohës, si strateg ushtarak dhe diplomat i zoti, si burrë shteti që e integroi Arbërinë e tij në traktatet e para të Evropës politike, si ‘Atlet i Krishtit’ dhe pararendës i aleancave ushtarake të kohës.

Kujtimi i Skënderbeut jeton, jo vetëm në zemrën e popullit që e lindi, por kalon kufijtë e Gadishullit të Ballkanit./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img