-9.1 C
Sterling Heights
14/01/2026, 21:22
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

GJERGJ SUKA BIZNESMENI I SUKSES’SHËM QË PROMOVON DHE SHET PRODUKTET SHQIPTARE NË AMERIKË.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaDiaspora në USAGJERGJ SUKA BIZNESMENI I SUKSES'SHËM QË PROMOVON DHE SHET PRODUKTET...

Gjergj Suka emigranti i sukses’shëm që Hapi Marketin me prodhime dhe produkte të Zadrimës, në Amerikën e largët.

Gjergji është nga fshati Mabë i Zadrimës, i rritur në një familje që e donte punën dhe në vazhdimësi e kanë shfrytëzuar tokën dhe kanë jetuar me produktet që ata merrnin nga fushat prodhuese të Zadrimës.

Gjergji ka emigruar në Greqi që nga viti 1996 deri në vitin 2019 ku gjatë këtyre viteve ka punuar shofer i tonazhit të lartë (Maune) dhe si menaxher i marketeve në kompaninë ku ishte i stabilizuar.

Gjatë gjithë këtyre viteve në Shtetin Grek, Gjergji e ndiente nevojën e vendlindjes, dhe mendonte që në bazë të të drejtave që mund të kishte si emigrant i rregullt të bënte diçka për të marrë produktet e vendlindjes së tij.

Gjatë 22 viteve në shtetin Helen, Gjergji asnjëherë nuk e harroi Zadrimën, dhe gjithmonë e gjente mundësinë të jepte dhe merrte ide për të realizuar diçka që t’i jepte përparësi produkteve që Fushat e Zadrimës i prodhojnë me shumicë, por e gjithë kjo ëndërr e madhe e Gjergjit e gjeti realizimin vetëm mbas transferimit në tokën Amerikane. Në Amerikë dhe pikërisht në shtetin e Michiganit, në qytetin Shelby Township ku u vendos që në vitin 2019.

Nga viti 2020 Gjergji kishte filluar që të fliste me njerëz të ndryshëm në komunitetin ku jetonte, dhe tu tregonte për prodhimet bio të vendit të tij. Kështu gjatë bisedave të shumta me miqtë e tij dhe me miqtë e miqëve ai arriti që tu ngjadhte interes për këto produkte që ata nuk i njihnin, dhe kështu sa herë që vija në atdhe unë nisa të sillja produkte të ndryshme si vaj ulliri, ullinj nga Kallmeti, djathë lope, djathë dhie, dhe djathë nape që e merrja në baxhon ku punonte motra ime në Dajç, gjithashtu vazhdova të sillja lloje të ndryshme të produkteve të zonës, djathra të ndryshme, komposto, reçelna dhe shumë nga produktet e kësaj zone, gjithashtu merrja produkte nga “Mrizi i Zanave” dhe “Rapsodia” që kanë risjellë traditën dhe po prodhojnë shumë produkte tradicionale që po harroheshin nga brezat e rinj.

Duke parë interesimin e komunitetit këtu unë vendosa që të hap marketin, dhe në dhjetor të vitit 2022 unë e realizova ëndrrën t’ime dhe hapa marketin me emrin “Zadrima Market” në mes të Michiganit, dhe solla produktet tona Shqiptare 100% bio, dhe për këtë ndihem krenar që këta njerëz nga mbarë krahinat Shqiptare, dhe nga vende të ndryshme të botës e mirëpritën hapjen e këtij marketi, dhe u kthyen në klientët tanë të përhershëm, që gjithmonë vazhdojnë të sjellin të afërmit dhe miqtë e tyre për të marrë këto produkte të mrekullueshme të Zadrimës dhe shumë krahinave të tjera Shqiptare.

Duke parë që këto produkte po pëlqehen shumë unë vendosa që të zgjeroj hartën e mbledhjes së produkteve që sjell në Marketin tim, duke marrë produkte nga mbarë Shqiperia dhe Kosova, kam marrë suxhuk nga Peja nga Prizreni, turshi të ndryshme nga kompania Krusha e cila është e njohur për cilësinë dhe origjinalitetin e produkteve, fasule Korçe dhe shumë e shumë të tjera.

Bashkatdhetarët tanë janë shumë të interesuar që t’i kenë produktet tona, por kemi dhe të huaj si Grek, Maqedonas dhe Amerikanë që duan të kenë shijen e veçantë dhe janë të kënaqur me cilësinë e lartë të tyre.
Në marketin tim kam një staf prej tre personash, që padyshim janë Shqiptarë dhe janë nga tre krahina të ndryshme, që nga Koja e Malësisë së Madhe, Korça dhe Tirana.

Me kalimin e kohës mendoj që t’a zgjeroj më shumë aktivitetin tim dhe të promovoj akoma më tepër produktet tona të mrekullueshme.

Ne i urojmë suksese Zotit Gjergj Suka, dhe e falenderojmë për bisedën dhe që ndau me ne historinë e tij të suksesit./actvusa.com Gazetar Pal Qarraj.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img