Në shumicën e shtëpive, lagështia shfaqet në xhamat e dritareve gjatë dimrit, por një bimë shtëpie që parandalon kondensimin mund të reduktojë probabilitetin dhe intensitetin e këtij fenomeni
Nuk kërkon shumë, por do ta bëjë detyrën e vet.
– Bimët ‘merimangë’ dhe ‘gjarpër’ janë më të mirat. Ato janë të lehta për t’u mirëmbajtur. Pjesa më e mirë është se ato nuk kanë nevojë për shumë kujdes. Shumë thonë se ndonjëherë harrojnë ta ujisin, megjithatë ajo është ende e shëndetshme, transmeton Telegrafi.
Bima ‘merimangë’ dallohet, ka gjethe të holla jeshile me vija të bardha. Është e adaptueshme ndaj kushteve të ndryshme të dritës dhe temperaturës, kështu që nuk ka nevojë të ujitet shpesh.
– Përveçse ndihmon në uljen e nivelit të lagështisë duke e thithur atë nga ajri, kjo bimë është e dobishme edhe për pastrimin e ajrit pasi largon ndotësit si formaldehidi, ksileni dhe monoksidi i karbonit – pohuan ata në gazetën “The Sun”. /Telegrafi/




