Është shumë e rëndësishme të dish ҫfarë e shkakton problemin e rënies së flokëve, megjithatë me maska natyrale mund ta trajtosh gjithmonë, sidomos me të verdhë veze
Problemet e flokëve dhe sidomos rënia e tyre është një problem që mund ta ndeshin të gjithë, pavarësisht nga mosha.

E verdhë veze dhe çaj të gjelbër
Vezët, siç dihet, janë të pasura me proteina të cilat ndihmojnë në forcimin e rrënjës së flokëve. Por janë gjithashtu edhe të pasura me vitamina: A kundër zbokthit, B që ndihmon flokut me oksigjen, Vitamina D stimulon rritjen e flokut, ndërsa E përmirëson qarkullimin e gjakut.
Çaji i gjelbër është një antioksidant i shkëlqyer dhe një stimulues i rritjes së flokut.
Përbërësit:
E verdhë veze – 1
Çaj i gjelbër – 2 lugë gjelPërgatitja:
Ajo çfarë të nevojitet është vetëm të përziesh mirë bashkë dy përbërësit derisa të përfitosh një masë homogjene.
Aplikoje maskën duke filluar me skalpin e duke mbuluar rrënjët e deri në maja.
Mbuloje me një kapuç dushi dhe mbaje për 30 minuta.
Përdore maskën të paktën tri herë në javë për të marrë rezultatin e dëshiruar.
/Telegrafi/


