
Kurti, në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur në rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka uruar qytetarët për këtë festë.
Ai ka thënë se Kosova me dhimbje e ka ndërtuar këtë ditë në të cilën vendi është sot.
Ndërsa, ka falënderuar ata që kanë kontribuuar për çlirim të vendit.
“Kosova nuk është produkt i rastësisë por i historisë së vet, shekuj dhimbjesh që sot të kemi këtë gëzim”.
Derisa po uronte qytetarët, kryeministri Kurti në fund përmendi thëniet e tri grave më të njohura të kombit shqiptar.
Ishte thënia e luftëtares shqiptare kaçanike e cila ka qenë e shpallur heroinë e popullit, Shote Galica, të cilën e citoi kryeministri Kurti.
“Shotë Galica thoshte: Një jetë pa dije është si një luftë pa armë. Detyra juaj është që Kosovën të mos e lini pa njëren e as pa tjetrën”, tha kryeministri Kurti.Më pas Kurti theks i ka dhënë një thënieje të luftetares shqiptare e cila ka luftuar kundër Perandorisë Ormane, Tringë Smajli.
“Tringë Smajli thoshte: Mos ja drejtoni armët njëri tjetritpor vetëm armikut të përbashkët. Mbajeni parasysh këtë për ditë që të mos e ngatërrojm debatin e brendshëm me polarizimet e përçarjet me njëri tjetrin”, ka vijuar Kurti.
Duke thirrur që të mos harrohen fjalët e humanistes shqiptare, fitueses së çmimit Nobel për Paqe, Nënës Terezë.
“Së fundi mos e harroni që Nëna Terezë thoshte: Paqja fillon me një buzëqeshje. Le të jemi ne ata që buzëqeshim e që e mbajmë të hapur derën e bashkëbisedimit. Kosova është projekt I paqes, kontribuese në paqe dhe garanci për paqe”, ka vijuar Kurti.
Ndërsa, fjalimin e tij urues ai e mbylli me fjalinë “Republikë për 15 vjet, Republikë për jetë”.


