Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur në orarin e perëndimit të diellit pasditen e djeshme në Gjirin e Vlorës mbi gadishullin e Karaburunit.
Mirazhi i rrallë/ Fotografohen dy diej gjatë perëndimit në
Një imazh me”dy diej” është filmuar duke i habitur të gjithë qytetarët, një fenomen që nuk është parë të ndodh kurrë më parë. Fotot janë shkrepur nga Klevis Hoxha dhe janë shpërndahen nga shkrimtari vlonjat Çlirim Hoxha, njëherësh i apasionuar pas fenomenologjive kozmike.
Fenomeni/ Nuk kishte ndodhur prej 25 vitesh, ngrin deti në këtë qytet të Italisë
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Fotot e qarkulluara sot në faqe të ndryshme në rrjetet sociale nga qytetarë të shumtë kanë fiksuar një dukuri të rrallë. Janë mirazhe që krijohen në hapësirën eternale dhe që rrallë mund të ndodhë të jenë kaq të dallueshme nga sytë njerëzorë. Sidoqoftë, kjo dukuri është bërë shkas për komente dhe interpretime të shumta, madje edhe konspirative, ndër qytetarë të zonës bregdetare./lajmifundit.al



