-5.7 C
Sterling Heights
20/12/2025, 7:55
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rregullorja e re, BQK tregon se ku dhe si mund të bëhet pranimi dhe konvertimi në euro

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetRregullorja e re, BQK tregon se ku dhe si mund të bëhet...

Rregullorja e miratuar nga Banka Qendrore e Kosovës ku ndalohet qarkullimi i dinarit serb po vazhdon të kundërshtohet nga shtetet e QUINT-it, Gjermania, Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shtetet e përmendura më lartë kanë kërkuar që kjo rregullore të pezullohet dhe çështja e dinarit serb të diskutohet në kuadër të dialogut, transmeton Telegrafi.

Sipas ndërkombëtarëve, vendimi i ri i BQK-së mund të krijojë tensione ndër etnike, megjithatë BQK tashmë ka publikuar rregulloren me sqarime për qytetarë.

“Valuta e vetme e vlefshme të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar te pagesave (SNP/KIPS) në Republikën e Kosovës është Euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të Nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është autoriteti i vetëm monetar në Republikën e Kosovës që mund të vendosë për valutën e vlefshme për kryerjen e pagesave dhe denominimet përkatëse”, thuhet në rregulloren e BQK-së.

Gjithashtu, BQK njofton se këmbimet valutore mund të kryhen në Republikën e Kosovës vetëm përmes institucioneve të licencuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës që ofrojnë këtë shërbim, për te gjitha valutat pa përjashtim nga aspekti rregullativ.

Po ashtu, rregullorja nuk ka vendosur asnjë kufizim sa i përket transferit ndërkombëtar të mjeteve në llogari.

Rregulloren e plotë mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Përkundër presionit nga ndërkombëtarët, BQK rithekson se në Kosovë nuk lejohet përdorimi i asnjë valute tjetër. /Telegrafi

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img