Zëvendëskryeministri, njëherit, kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, i ka dorëzuar një letër përfaqësuesit të BE-së në negociata, Miroslav Lajçakut.
Bislimi ka njoftuar në llogarinë zyrtare në rrjetin social “X”, se i ka rënditur Lajçakut, përpjekjet të cilat thotë se i ka bërë Kosova ndaj kërkesave të tyre për heqjen e masave
“Një largim i menjëhershëm do të na ndihmonte të mobilizonim përpjekjet për përparimin e përshpejtuar të reformave, të krijonim mjedisin për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin më të shpejtë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Bislimi.
Në dokument ai ka thënë se kanë listuar rreth 10 aktivitete që Qeveria i ka ndërrmarrë që nga qershori i vitit të kaluar, për të cilat besojmë se Komisioni Evropian i ka rrugët e hapura që të deklarojë se Kosova është shumë konstruktive dhe duhet t’i hiqen masat.
Ato përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Përkundër që krerët e shtetit, në mënyrë të vazhdueshme kanë bërë thirrje BE-së për largimin e masave – sanksioneve, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.


