Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier.
Në këtë takim, Abdixhiku dhe ambasadori Cuvelier diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe qëndrimeve të Lidhjes Demokratike, karshi këtyre zhvillimeve.


