-5.7 C
Sterling Heights
21/12/2025, 8:09
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Studimi i ri: Ushqimi i paketuar në plastikë shkakton lindje të parakohshme

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetStudimi i ri: Ushqimi i paketuar në plastikë shkakton lindje të parakohshme

Përderisa lindjet e parakohshme janë në rritje, një ndër shkaktarët kryesor të tyre po konsiderohet ushqimi i paketuar në plastikë, raporton “CNN”.

Kimikali i cili quhet “phathalates” lirohet nga plastika dhe shpërndahet edhe në ushqimet që qëndrojnë të paketuara në të.

“Phathalates” që ndryshe njihet si “kimikal që gjendet gjithkund”, ndikon për të keq edhe tek hormonet e njeriut të cilat ndikojnë në mbajtjen në formë të placentën

Placenta është organ i cili zhvillohet së bashku me frytin në mitër gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes nxirret jashtë.

Përmes saj fryti furnizohet me oksigjen dhe materie ushqyese nga organizmi i nënës.

“’Phathalates’ mund të kontribuojë në shkatërrimin e placentës dhe të shkaktojë lindje të parakohshme”, ka thënë pediatri që ka marr pjesë në studimin e ri mbi këtë çështje, Leonardo Trasande.

“Në studimin që kemi bërë kemi gjetur se përveç ‘phatalates’ për të keq ndikojnë edhe tri kimikale të tjera që i përngjajnë atij e që po ashtu lirohen nga plastika dhe që mund të jenë përgjegjëse për 5 deri në 10 për qind të lindjeve të parakoshme të vitit 2018 në SHBA”, ka thënë Trasande.

Sipas studimit që u publikua të martën në “Lancet Planmetary Health”, 5 deri në 10 për qind përbëjnë 57 mijë lindje të parakoshme, që u kanë kushtuar njerëzve rreth 4 miliardë dollarë vetëm gjatë vitit 2018.

Sipas shoqatës tregtare “European Plasticisers” afërsisht 8.4 milionë tonelata të kimikalit “phathalates” si dhe kimikale të tjera që lirohen nga plastika, konsumohen çdo vit nga njerëzit, duke mos qenë të vetëdijshëm për dëmin.

“Phathalates” përveç ushqimit, gjendet edhe nëpër produkte të tjera si detergjent, vajra lubrifikues, produkte plastike të ndryshme, si qeset, në rroba e këpucë.

Ky kemikal mund të jetë shkaktar i astmës, mbipeshës në fëmijëri, problemeve kardiovaskulare, kancerit, problemeve me fertilitetin, problemeve me testikuj te fëmijët, numër të ulët të spermatozoideve e problemeve me testosterone tek të rriturit.

Toksikologia Linda Birnbaum ka thënë se çështja e “phathalates” duhet të rregullohet me ligj dhe të konsiderohet si një kimikal shumë i rrezikshëm për njerëzimin.

Nga lindja e parakohshme shkaktohen shumë probleme shëndetësore te fëmijët, të cilat pastaj kushtojnë shumë për t’u trajtuar, duke u shkaktuar njerëzve miliarda dollarë. Kjo gjë po e shqetëson ekonominë amerikane pasi lindjet e parakohshme po shkaktojnë humbje në ekonomi.

“Por ajo që kushton më së shumti është ndikimi që kanë këto kimikale në shëndetin e fëmijëve”, ka thënë Alexa Friedman, aktiviste në Organizatën Amerikane të Ambientalistëve.

Ekspertët rekomandojnë mos përdorimin e plastikës për ruajtjen e ushqimit, e sidomos të mos përdorët për ta ngrohur ushqimin në mikrovalë. Ata gjithashtu rekomandojnë që për qumështin e bebeve të përdorën shishe nga xhami.

“Mos vendosni assesi produkte plastike në enëlarëse, sepse nga nxehtësia lirohen shumë kimikale të dëmshme që janë tepër të rrezikshme për shëndetin”, ka thënë Trasande.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img