-5.7 C
Sterling Heights
21/12/2025, 8:12
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Dogana: S’lejojmë importim të dinarëve pa autorizim të BQK-së

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetDogana: S’lejojmë importim të dinarëve pa autorizim të BQK-së

Dogana e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën pala serbe në pikën kufitare në Jarinje ka pyetur nëse mund të importojnë para.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë se pala kosovare ua ka sqaruar se pa pasur autorizim të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nuk lejohet qarkullimi i mjeteve monetare.

“Përfaqësues të palës serbe sot kanë pyetur në pikën doganore në Jarinje se nëse mund të importojnë para. Ne ua kemi sqaruar se pa pasur autorizim nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) nuk lejohet qarkullimi i mjeteve monetare”, ka theksuar Stavilec

Autoritetet serbe kanë thënë se më 7 shkurt nuk është lejuar dërgimi i dinarëve në Kosovë.

Mediat serbe kanë raportuar se Banka Popullore e Serbisë ka njoftuar se paratë ishin të destinuara për të paguar pagat, pensionet, kontributet shoqërore dhe pagesat e tjera për serbët që jetojnë në Kosovë.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img