Përderisa vdekja e parakohshme po shkaktohet nga sëmundjet e ndryshme të zemrës, ekspertët e ushqimit po japin këshilla se cilat ushqime nuk duhet konsumuar në mënyrë që njerëzit të kenë zemër të shëndetshme.
Ushqimi i parë që duhet anashkaluar është proshuta apo mishi i terur. Kjo sepse, mishi i terur për të qëndruar gjatë në formë përmban shumë krip. Kripa është një ndër shkaktarët kryesor të hipertensionit apo tensionit të lartë të gjakut, i cili është shkaktar i sëmundjeve të zemrës.

Ushqimi i dytë që nuk duhet të konsumohet në mënyrë që zemra të qëndrojë e shëndetshme është buka e bardhë. Kjo bukë përbëhet nga mielli i bardhë i cili indeksin glikemik e ka të lartë. Kjo nënkupton se mielli me të cilin përgatitet buka përmban shumë sheqer që vjen në formë karbohidrati që konsiderohet i pa shëndetshëm. Kur niveli i sheqerit në gjak ngrihet, mund të shkaktojë diabet, i cili ndikon për të keq tek çështjet e zemrës

Patatinat e fërguara janë ushqimi i tretë i rrezikshëm për zemrën. Ky ushqim përmban shumë yndyrë e cila nuk është e mirë për enët e gjakut. Yndyra e tepërt formon kolesterinën e cila mund t’i bllokojë enët duke mos lënë gjakun të qarkullojë si duhet.
Në përgjithësi ushqimet e fërguara janë shumë të dëmshme, sepse kur ushqimi fërgohet humbet ujin që ka pasur në përmbajte dhe e zëvendëson me yndyrë.
Ekspertët rekomandojnë që këto ushqime të zëvendësohen me fasule, thjerrëza, fruta, pemë e perime me gjethe të gjelbra.
Këto ushqime janë të rekomandueshme jo vetëm për shkak që përmbajnë vlera ushqyese e vitamina, por edhe për fibrat, pasi këto të fundit mundësojnë tretjen e mirë të ushqimit duke mos krijuar bllokim nëpër arteriet e gjakut.


