-5.4 C
Sterling Heights
21/12/2025, 13:31
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Mesazhi simbolik i Kurtit për serbët, u tregon se pagesat në Kosovë bëhen me euro, teksa paguan kafen

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetMesazhi simbolik i Kurtit për serbët, u tregon se pagesat në Kosovë...

Të dielën, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shfaq në një kafene në Prishtinë, duke bërë një veprim simbolik teksa paguante për kafen me euro.

Ky akt ishte një përkujtues për komunitetin serb se monedha zyrtare dhe e vetme në tërë territorin e Kosovës është euro

Kurti e dha këtë deklaratë pas reagimeve të ashpra ndërkombëtare që kërkojnë pezullimin e rregullores, një qëndrim ky që u shpreh edhe nga Shtetet e Bashkuara gjatë një seance të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që u mbajt në New York ditën e enjte.

Edhe pse ndërkombëtarët vazhdojnë të bëjnë thirrje për pezullim, kryeministri Kurti ka theksuar gjatë ditës së diel se përdorimi i dinarit serb nuk është ndaluar në Kosovë.

Ai shtoi se është i angazhuar të bëjë më të shpeshtë komunikimin edhe në gjuhën serbe, në mënyrë që të sigurohet që komuniteti serb të jetë i informuar plotësisht në lidhje me këtë politikë./Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img