-3.4 C
Sterling Heights
21/12/2025, 19:02
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Zëdhënësi i DASH-it: SHBA-ja është e përkushtuar që në mënyrë diplomatike të zgjidh çështjen e dinarit serb

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetZëdhënësi i DASH-it: SHBA-ja është e përkushtuar që në mënyrë diplomatike të...

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka deklaruar se SHBA-ja është e përkushtuar që në mënyrë diplomatike të zgjidh çështjen e dinarit serb në Kosovë.

Në një konferencë për media, Miller ritheksoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Ne kemi për qëllim të jemi aktivë në përdorimin e mjeteve diplomatike për të adresuar këtë problematikë. Dëshirojmë që palët të rikthehen në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe, përveç kësaj, nuk do të dëshiroja të bëj parashikime për veprime të veçanta nga pozita ime,” u shpreh Miller.

Gjithashtu, ai është pyetur në lidhje me vizitën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë dhe nëse do të ketë ndonjë mesazh për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që do të transmetohet përmes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Më 1 shkurt 2024 ka hyrë në fuqi Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës e cila thekson se valuta e vetme në Kosovë është euro.

Kjo ka ngjallur edhe reagimin e faktorit ndërkombëtar.

BE dhe SHBA ka kërkuar një periudhë tranzicioni për zbatimin e kësaj rregulloreje

Kurti, ka ripërsëritur se nuk do të ndërhyjë në vendimin e pavarur të BQK-së. Ai ka theksuar se serbëve në Kosovë do t’u jepet kohë për t’u përshtatur me vendimin e ri.

Kurti ka shtuar se kjo është një periudhë tranzicioni dhe se po punojnë për informacione më të plota./Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img