Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, midis Kosovës dhe Serbisë, është rruga e duhur që të dyja shtetet të ecin përpara. Ai ka thënë se SHBA-ja e ka të qartë çfarë ka ndodhur 30 vjet më parë në rajon dhe se “nuk mund të kemi përsëritje të asaj që ka ngjarë”.


