-5.6 C
Sterling Heights
21/12/2025, 21:05
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Pse liderët amerikanë kanë ndaluar së vizituari Kosovën, Abixhiku: Vendi ynë është bërë peng i çmendurisë populliste

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPse liderët amerikanë kanë ndaluar së vizituari Kosovën, Abixhiku: Vendi ynë është...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur mbi vizitën e fundit të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Shqipëri, duke e cilësuar si një moment reflektues për Kosovën dhe marrëdhëniet e saj me aleatët tradicionalë.

Gjatë vizitës së tij, Sekretari Blinken vëmendjen e tij e kushtoi arritjeve të Shqipërisë në fusha të ndryshme si turizmi, ku përmendi numrin rekord të vizitorëve, kulturës me përmendjen e këngëtares së njohur Dua Lipa, teknologjisë falë punës së Mira Muratit në ChatGPT, si dhe suksesit sportiv me kualifikimin e Shqipërisë në kampionatin Evropian të futbollit, duke theksuar njëkohësisht partneritetin e fortë në mes të Shqipërisë dhe Shteteve të BashkuarA

Ai shprehet me një farë melankolie për mungesën e të njëjtit nivel të interesimit aktualisht nga SHBA-të, të cilat tani flasin për raportet më të ulëta historike me Kosovën dhe për lëkundje të partneritetit si dhe një krizë në komunikim.

Ndërsa shpreh kënaqësinë për përparimin e Shqipërisë në ekonomi, kulturë, turizëm, sport dhe diplomaci, duke theksuar se ata po ecin me hapa të mëdhenj dhe po e bëjnë mençur si anëtar i NATO-s dhe me aleatë të fortë, Abdixhiku thekson një kontrast të thellë me Kosovën.

Me një notë optimizmi, Abdixhiku thekson se nuk presin nga Amerika të formojë qeveritë e Kosovës, duke nënvizuar se kjo është një detyrë që i takon popullit të Kosovës, dhe shpreh besimin e tij se populli do të japë përgjigje në zgjedhjet e këtij viti.

Lideri i LDK-së ngul këmbë në nevojën për të përmirësuar Kosovën – ekonomikisht, politikisht dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare – mbase duke ndjekur shembullin e Shqipërisë në këto fusha.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img