Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një telegram urimi për 16-vjetorin e Pavarësisë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden.
“Kosova dhe SHBA-ja ndajnë një miqësi të qëndrueshme dhe partneritet – të përforcuar nga vizioni i përbashkët për një rajon më paqësor, të sigurt dhe të suksesshëm. SHBA-ja fuqishëm e mbështet një Kosovë multietnike dhe integrimin e saj në institucionet evropiane dhe euro-atlantike. Ne po ashtu vazhdojmë t’i mbështesim përpjekjet e dialogut të lehtësuara nga BE-ja për të arritur një marrëveshje normalizimi gjithëpërfshirëse me Serbinë – një hap i rëndësishëm përpara njohjes reciproke në fund (të procesit). Bashkë me vendet e rajonit dhe botës, SHBA-ja e inkurajon lidershipin e Kosovës që t’i përmbushë obligimet e tij, përfshirë të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura përmes këtij procesi”, thuhet në urim
Në vazhdim thuhet se edhe këtë vit SHBA-ja pret që të vazhdojnë të punojë bashkë me Kosovën për rritjen ekonomike, fuqizimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e sundimit të ligjit.
“Shoh përpara mbi bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm për sigurinë dhe përpjekjet e përbashkëta për të avancuar reformat e nevojshme që në fund të arrihet qëllimi i Kosovës për integrim në BE”.
Presidentja është uruar edhe nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar. Ai dhe bashkëshortja e tij i kanë dërguar shqiptarëve të Kosovës “urimet më të mira për këtë vit”.
Është uruar edhe nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.




