Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se nëse gjithë pakicat bëhen me kompetenca etnike ekzekutive, atëherë mund të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan
“Nuk është veç pakica serbe në Kosovë, por në gjithë shtetet e Ballkanit ka pakica etnike. Prandaj duhet një plan unik me standarde unike per gjithë pakicat tu jepet asociacion”, ka sgjruar Tahiri.
Më tej ajo ka thënë se “nëse faktori ndërkombëtar insiston për asociacion me kompetenca ekzekutive për pakicën serbe, atëherë duhet tu jepet pet gjithë pakicave në Ballkan, ndërsa shqiptarëve në Maqedoni u takon statusi federal, sepse që janë gjysma e popullatës atje”.
“Pas këtij argumentimi tim me Berlinin dhe Washingtonin në kohën kur isha Kryenegociatore në dialogun e Brukselit, u ndalën presionet e faktorit ndërkombëtar për kompetenca ekzekutive për asociacionin, gjë që rezultoi në marrëveshjen pa kompetenca ekzekutive për Asociacionin në vitin 2015”, ka shkruar Tahiri.


