Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë uruar 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ndërsa vlerësuan përpjekjet rezistente për një Kosovë të pavarur, Osmani e Kurti janë falënderues edhe ndaj aleatëve ndërkombëtarë “që ndihmuan në ndërtimin e shtëpisë sonë të përbashkët – Republikë e Kosovës”.
“Sot shënojmë të arriturën më të madhe historike të popullit tonë. Këto 16 vjet të shtetit tonë, Kosova ka bërë hap të rëndësishëm përpara. Dua t’i uroj të gjithë qytetarët që kanë dhënë kontribut të çmueshëm për këtë ditë, vizionin e arkitektit të Pavarësisë, Ibrahim Rugovës, trimërinë e familjes Jashari dhe të gjithë ushtarëve të UÇK-së. Lavdi për ata që dhanë jetën për shtetin që gëzojmë”, ka thënë Osmani gjatë ngritjes së flamurit.
Ai ka paralajmëruar ministrat e kabinetit të tij se “sot është ditë feste, por çdo ditë tjetër duhet të punojmë për idealet dhe synimet e përbashkëta”.


