Fotografi Bruno Serralongue ishte bërë dëshmitar i festimeve të përvjetorit të parë të Pavarësisë së Kosovës në vitin 2009, dhe qysh atëherë do të kthehej në intervale të ndryshme kohore për të shkrepur fotoaparatin për një cikël fotografik për Kosovën
Shumë fotografi të shkrepura gjatë ditë së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të 2008-s, shërbejnë si dëshmi të një momenti historik. Janë dokumentim i gëzimit, përkushtimit dhe krenarisë së një populli pas një periudhe të gjatë të sfidave dhe përpjekjeve. Përtej aktit formal të shpalljes së Pavarësisë, në to shihen dhe reagimet spontane të njerëzve në rrugë, në sheshet publike, aty ku në mes të kaosit euforik kur analizohen më pas kanë kapacitetin e zbërthimit nga shumë prizma shkencorë e socialë. Fotografi të tilla në Kosovë ka shkrepur edhe francezi Bruno Serralongue. Ishte bërë dëshmitar i festimeve të përvjetorit të parë të Pavarësisë së Kosovës në vitin 2009, dhe qysh atëherë do të kthehej në intervale të ndryshme kohore për të shkrepur fotoaparatin për një cikël fotografik për Kosovën.
Bruno Serralongue mbërriti në Prishtinë i bazuar kryekëput në informacionet që kishte nga mbulimi që i bënin mediat ndërkombëtare Kosovës. Lufta, mizoritë e saj ishin imazhet më të shpeshta që portretizoheshin nga mediat perëndimore. Megjithatë, shpresa ka qenë gjithmonë diku në horizontin e këtij vendi me mbështetje të madhe të Perëndimit, e si e tillë dhe indice e mirë për një artist që ta vizitojë Kosovën./lexo.al


