-7.5 C
Sterling Heights
16/01/2026, 7:21
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Gjendet varkë e vjetër në brigjet e Lumit Vjosë, pritet vlerësimi i arkeologëve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAstrologjiGjendet varkë e vjetër në brigjet e Lumit Vjosë, pritet vlerësimi i...

Në brigjet e lumit Vjosa, në zonën e Fierit, u gjetën mbetjet e një varke rreth 10 metra të gjatë.

Arkeologu Bashkim Vreka shprehet se i përket studiuesve dhe analizave për të përcaktuar periudhën se kur datojnë mbetjet.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që këto mbetje të mjetit të lundrimit të gjetur në këto brigje t’i përkasin periudhës jo më shumë se 100 vjet më parë.

Banoret pohojnë se sipas rrëfimeve nga etërit e tyre, kjo zonë është e njohur për transportin e mjeteve të lundrimit dhe kafshëve nga njëri breg me tjetrin.

Pavarësisht se cilës periudhë i përkasin, mbetjet e kësaj varke dëshmojnë që lumi Vjosa ka qenë i lundrueshëm jo vetëm nga njëri breg në tjetrin, por edhe në një gjatësi prej Bylisit deri në Apoloni. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img