Shkurti është muaji perfekt për të mbjellë frutat, perimet, barishtet dhe disa prej luleve më të dashura.
Bimët Që Mund Të Mbillni Në Shtëpi Në Muajin Shkurt
Muaji shkurt është ideal për mbjelljen e domateve, shalqinit, luleshtrydheve, sallatës jeshile e shumë të tjera, të cilat do t’i mësoni duke lexuar më tej në AgroWeb.org
Perimet
Perimet e klimës së ngrohtë, siç janë domatet dhe specat, kanë nevojë për shumë kohë që të rriten dhe zhvillohen ju mund të mbillni edhe luleshtrydhe.
Në momentin që filizat të kenë tre gjethe, ato duhen zhvendosur në enën përfundimtare ose mbjellë në kopësht.
Barishtet
Borziloku, rigoni, majdanozi, mentja, trumza, sherebela dhe kopra duhen mbjellë në vazo në muajin shkurt.
Vazot duhen mbajtur në ambiente të brendshme dhe më pas, në muajt më të ngrohtë, duhen zhvendosur në ballkon.
Kini kujdes sepse borziloku dhe majdanozi nuk e durojnë dot klimën e ftohtë dhe nuk mbijetojnë në ngrica.
Nëse hyni këtu do të mund të mësoni këshilla shumë praktike si të mbillni të gjelbrat në kushtet e shtëpisë.
Përveç frutave dhe perimeve, në muajin shkurt, ju mund të mbillni edhe lule të ndryshme, të cilat duhen ekspozuar gradualisht ndaj të ftohtit deri në gricën e fundit dhe më pas duhen zhvendosur në ballkon./AgroWeb.org


