-1.3 C
Sterling Heights
21/01/2026, 16:52
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Koeficienti i inteligjencës në Europë, ja në cilin vend rënditet Shqipëria për IQ-në

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeKoeficienti i inteligjencës në Europë, ja në cilin vend rënditet Shqipëria për...

Koeficienti i inteligjencës në Europë, ja në cilin vend
Rishikimi i Popullsisë Botërore për mes një artikulli të publikuar së fundmi ka listuar vendet sipas renditjes për koeficientin e inteligjencës. Në artikull ata gjithashtu kanë shpjeguar se si janë bërë këto llogaritje të cilat kanë listuar vendet sipas inteligjencës. Koeficienti mesatar i koeficientit të inteligjencës në një vend llogaritet duke filluar me rezultatin mesatar të vendit në testet standarde të IQ-së, duke përshtatur mirë me vlerësimet kombëtare të matematikës, leximit dhe shkencës, dhe duke marrë parasysh cilësinë e përgjithshme të të dhënave.

Burimet e të dhënave të konsideruara në këtë artikull ndryshojnë nga numri i variablave të konsideruar, thellësia e analizës dhe kohëzgjatja e të dhënave”, shpjegon World Population Review. Vendet të cilat kryesojnë lostën janë Japonia, Kina, Korea e Jugut dhe Tajvani të cilat e kanë mesataren mbi 100. Mesatarja e koeficientit të inteligjencës në vendet e Ballkanit si Bullgari është 90.99, në Serbi 89.6, në Mal të Zi 85.78. Sa i përket Shqipërisë ka një koeficient prej 81.75 ose e vlerësuar me notën D+ ku ajo renditet mes shteteve si Maqedonia e cila rendit një vend më lart nesh me IQ 81.91.

Lidhja ndërmjet arsimit dhe inteligjencës

Arsimi dhe inteligjenca janë të lidhura ngushtë, pasi një sistem arsimor më i fuqishëm tenton të prodhojë një popullsi më inteligjente me kalimin e kohës. Me këtë në mendje, disa studime përdorin renditjen arsimore të vendeve të ndryshme si bazë për krahasimin e inteligjencës. Në vitin 2023, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) publikoi rezultatet e saj trevjeçare PISA (Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve), i cili krahasoi rezultatet e testeve të matematikës, leximit dhe shkencës së gati 700,000 studentëve në 81 vende për vitin 2022.

Vendi dhe IQ

1. Japonia- 106,48
2. Tajvani- 106,47
3. Singapor- 105,89
4. Hong Kongu- 105,37
5. Kinë- 104.1
6. Korea e jugut- 102,35
7. Bjellorusia- 101.6
8. Finlanda- 101.2
9. Lihtenshtajni- 101.07
10. Gjermania- 100,74./sot.com.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img