1.3 C
Sterling Heights
23/12/2025, 9:50
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Pushteti e opozita të një qëndrimi që për Rregulloren e BQK-së të mos diskutohet në BrukselF

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPushteti e opozita të një qëndrimi që për Rregulloren e BQK-së të...

Përfaqësues të partisë kryesore në pushtet dhe të subjekteve politike në opozitë janë bashkuar në qëndrimin që Rregullorja e BQK-së që ndalon dinarin serb nuk duhet të jetë çështje diskutimi e nivelit politik në Bruksel. Megjithëkëtë, është shprehur nevoja për koordinim me ndërkombëtarët, por në Prishtinë e jo diku tjetër.

Çështja e ndalimit të përdorimit të dinarit ka krijuar konsensus në mes të partisë në pushtet dhe subjekteve politike në opozitë.

Përfaqësues të të dy taborëve ndajnë qëndrimin e njëjtë që Rregullorja e Bankës Qendrore nuk duhet të jetë pjesë e diskutimeve politike që zhvillohen në Bruksel.

Shefja e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se diskutimet politike për valutën zyrtare në Kosovë kanë përfunduar me miratimin e Kushtetutës, pak muaj pas shpalljes së Pavarësisë.

“Asnjë diskutim tjetër në raport me politikat me BQK-së apo dispozitat që derivojnë nga Kushtetuta e Kosovës për këtë çështje, nuk mund të rikthehen, në kuptimin e ndonjë fleksibiliteti. E vetmja formë e trajnimit të kësaj çështje është lehtësira për ngritjen e formave apo mënyrave, gjegjësisht hapjen së llogarive nga komuniteti serb në Kosovë për të pranuar ato mjete”, ka thënë Kusari-Lila.

Kundër diskutimeve në nivel politik për Rregulloren e BQK-së janë shprehur edhe përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Ky është dëmi më i madh që mund t’i bëhet Kosovës, çështje të tilla me u ngritë në këtë nivel të diskutimeve. Pra, ky është një ujë që shkon vetëm në mulli të Serbisë, ky është një favor që ia bëjmë Serbisë. Kjo ka qenë një çështje jona e brendshme që është dashur të rregullohej në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Ajo që duhet të bëjë qeveria është që këtë temë ta diskutojë në Kosovë me palët e interesuara. A është palë BE-ja a e SHBA-së duhet diskutohet në Prishtinë. Pse duhet të shkojmë në Bruksel për valutën e Kosovës apo pse duhet të diskutojmë në Bruksel për një rregullore të BQK-s, kjo duhet të ndodhë në Kosovë, është fatkeqësi e madhe që ky vendim që është i brendshëm na u ka bo temë ndërkombëtare”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Qëndrimet u bënë të ditura pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku është vendosur që javën tjetër të mbahen dy seanca, njëra më 5 mars, për 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, e tjetra më 7 mars, që do të jetë seancë e rregullt.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img