5.6 C
Sterling Heights
23/12/2025, 13:40
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kurti takohet me ministrin irlandez i shtetit për Çështje Evropiane, bisedojnë për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKurti takohet me ministrin irlandez i shtetit për Çështje Evropiane, bisedojnë për...

Vizitën në Irlandë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vazhduar me takimin me ministrin e shtetit për Çështje Evropiane, Peter Burke.

Sipas njoftimit nga zyra e Kryeministrit, marrëdhëniet dypalëshe, integrimi evropian dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës ishin temat kryesore të takimit.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës në proceset integruese dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ai foli veçanërisht për reformat demokratike përgjatë qeverisjes së deritanishme, rezultatet e të cilave janë mbështetur edhe nga raportet e organizatave të rëndësishme e të besueshme ndërkombëtare, dhe për objektivat e Qeverisë për vitin 2024 në kontekstin e integrimeve evropiane.

Theks të veçantë iu dha kërkesës për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe mundësisë që Plani i Rritjes së BE-së paraqet për secilin nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img