-11.9 C
Sterling Heights
05/12/2025, 5:35
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kurti: NATO, pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes sonë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaKurti: NATO, pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Aleanca Veri Atlantike (NATO) ishte jetike për Kosovën gjatë vitit 1999.

Në një shkrim në Twitter, Kurti tha se edhe pas 24 viteve, NATO-ja ka rol jetik në ruajtjen e sigurisë për Kosovën.

Këtë kreu i Qeverisë e tha pas takimit me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta NATO-s në Napol.

“Nga ndalimi i gjenocidit në ’99 deri tek mbështetja e sigurisë së Kosovës, NATO është një pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes sonë”, ka shkruar Kurti.

Kurti i cili është pjesmarrës në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka takuar edhe të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

“Kryeministri Kurti falënderoi Peach për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në zhvillimin dhe proceset integruese të saj, dhe rolin aktiv të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e 19 shkurtit.

Po ashtu, Kurti ka pasur takim edhe me zëvendëskryeministrin e Italisë, Antionio Tajani, i cili është dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Sipas kryeministrit të Kosovës, ata kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve./Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img