11.1 C
Sterling Heights
23/12/2025, 15:24
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Telefonat e së ardhmes ekspozohen në Barcelonë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetTelefonat e së ardhmes ekspozohen në Barcelonë

Telefonat e palosshëm janë lajm i vjetër në Barcelonë. Tani është koha për telefona në të vërtetë fleksibilë.

Motorola dhe Lenovo kanë prezantuar një koncept, që është aq i palosshëm sa që mund të mbështjellë edhe kyçin e dorës. Është vetëm një nga idetë e çuditshme dhe interesante të paraqitura nga industria e telefonave në shfaqjen e teknologjisë në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë.

Nuk është për t’u habitur që prodhuesit po përparojnë shumë në fushën e Inteligjencës Artificiale (AI) – siç ka bërë edhe një koncept i “Deutsche Telecom”. Në vend të përdorimit të aplikacioneve, telefoni thjesht bisedon me përdoruesin dhe i rezervon fluturimet dhe hotelet që u nevojiten, bën video ose u jep rekomandime për vendet që duan të vizitojnë.

ZTE-ja po shfaq telefonin “Nubia Music” i cili vjen me altoparlant të integruar me cilësi të lartë.

Shpikjet janë përpjekje që të ndryshojë tregu i cili vitin e kaluar u përbë nga 1.17 miliardë copë. Dy markat kryesore, Apple dhe Samsung, përbëjnë rreth 40 për qind të shitjeve totale.

Analisti Ben Wood ka treguar se tregu për kompanitë më të vogla është i vështirë.

“Huawei” është një nga kompanitë që po shfaqet në këtë kongres. Kjo kompani siguroi 4 për qind të tregut global të telefonave vitin e kaluar. Por në Kinë është histori tjetër. Atje më shumë se gjysma e të gjithë telefonave të shitur janë “Huawei”. Kompania ka sjellë një nga modelet e saj më të fundit në Barcelonë – Huawei Mate60 RS Ultimate Design.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img