Ledion Liço ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve në këtë sezon të Big Brother VIP Albania, teksa për herë të dytë në karrierë po moderon këtë format televiziv. Edhe pse kanë qenë të shumtë që nuk i kanë kursyer kritikat, ai vijon të jetë çdo të martë dhe të shtunë në krye të këtij shoë televiziv si moderator.
“Po e përdor Sarën për lojë”/ Habit Roza Lati, zbulon lojën e Bardhit në BBV dhe hedh dyshime mbi ndjenjat për modelen: Ai është aq i zgjuar, ka hyrë…
Sot, Ledioni ka shkuar në zyrë ku është shfaqur me një kostum serioz, ndërsa ka rënë edhe në syun e Sarës. Bashkëshortja e tij, njëkohësisht pronarja e Top Channel ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon pikërisht Liçon që duket i fokusuar.
E për këtë me batutë Sara Hoxha shkruan: “Do të ketë ngatërruar ditën”.



