4.6 C
Sterling Heights
23/12/2025, 21:36
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Konjufca falënderon Britaninë për kontributin në proceset e rëndësishme të Kosovës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKonjufca falënderon Britaninë për kontributin në proceset e rëndësishme të Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, të cilin e ka uruar për detyrën e re.

Në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi thuhet se Konjufca ka vlerësuar marrëdhëniet Kosovë-Mbretëri e Bashkuar dhe kontributin e kësaj të fundit në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Duke theksuar nevojën që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tej”, thuhet më tej në njoftim

Siç bëhet e ditur, Konjufca ka vënë në pah aspiratat dhe perspektivën euro-atlantike të vendit, si dhe angazhimet e institucioneve në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

“Ambasadori Jonathan Hargreaves shprehu përkushtimin e shtetit të tij për të vazhduar mbështetjen për Kosovën dhe për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve”, thuhet më tej në njoftim.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img