Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për median në Shqipëri në lidhje me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Sipas tij Kosova nuk mund ta pranojë një asocacion një etnik, pavarësisht presionit të madh që ushtrohet mbi Prishtinën zyrtare, pasi është një thyerje e rendit kushtetues të saj.
“Marrëveshja e asosacionit nëse është e veçantë është se nuk e kaloj testin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Në një farë mënyre kjo marrëveshje është e vetmja nga 33 marrëveshjet që u rrëzua në gjykatë. 7 Kapituj i ka ajo marrëveshje por gjithsej në 23 nene e ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës me secilin nga 7 kapitujt”, deklaroi Kurti në Euronews Albania.
“Unë e pranoj, normalizim të marrëdhënieve pa trajtuar çështjen e pakicave kombëtare nuk mund të ketë. Pakicat kombëtare me të drejtat e tyre në një vend janë ato që parandalojnë nacionalizmat hegjemonik e shovenist unë jam për parim të reciprocitetit. Por Beogradi asnjëherë nuk e ka marrë mundimin të tregoj pse plani i Ahtisaari që është në thelb të kushtetutës sonë nuk mjafton. Martti Ahtisaari ish-presidenti Filandez ka fituar çminim Nobel për paqen. Tash nëse Serbia dëshiron më shumë se sa propozimi i Ahtisaari që është me përplot me privilegje për serbët në Kosovë duhet të marr mundin e barrës së provës pse na qenka i mangët apo difektoz ky propozim”.
“Serbia nuk e pranon parimin e reciprocitetit dhe ne jemi në një situatë me të vërtet të vështirë. Para 15 vjetëve unë kam qenë kritiku më o madh i propozimit të Ahtisaari se më than se nuk bën që Kosova të shpallet shqiptare. Kosova u shpall e pavarur multietnike ndonëse se shqiptarë 93%, serb 4% dhe 3% etni të tjera. Pra 93% shqiptar than nuk bën të shpallet shqiptarë tash kur kremtojmë 15 vjetorin na thonë duhet një asosacion mono etnik pra 1 etnik”.
“Asosacioni i Komunave të Kosovës është multietnik pse u dashka të prishim rendin kushtetues edhe asociacionin ekzistues në komunat e Kosovës me një asosacion mbi baza etnike kur mbi baza etnike nuk na lejuan ta shpallim pavarësinë këtu e 15 vjet përpara faktorët ndërkombëtarë”.


