1.9 C
Sterling Heights
24/12/2025, 12:13
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

QUINT-i mirëpret vendimin për pronat e Manastirit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetQUINT-i mirëpret vendimin për pronat e Manastirit

Urdhri që kryeministri Albin Kurti ia ka dhënë Agjencisë Kadastrale të Kosovës për të zbatuar vendimin e Kushtetueses për pronat e Manastirit të Deçanit është mirëpritur nga shtetet e QUINT-it

Ky hap, sipas QUINT-it është në përputhje me aspiratat evropiane dhe euroatlanike.

“Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian mirëpresin dhe përgëzojnë qeverinë e Kosovës për veprimin për të zbatuar vendimin e Gjykata Kushtetuese të vitit 2016, që konfirmon pronësinë e Manastirit të Deçanit të disa hektarëve tokë. Udhëzimi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës për të regjistruar këtë tokë në emër të Manastirit të Deçanit dhe sigurimi që ky veprim është përmbyllur paraqet hap të rëndësishëm përpara të autoriteteve kosovare në përputhje me aspiratat evropiane dhe euroatlantike”, thuhet në njofti

Në deklaratë thuhet se zbatimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime të të gjitha qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të domosdoshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img