2.3 C
Sterling Heights
24/12/2025, 16:15
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Haziri reagon pas deklaratave të Escobarit: Nëse qeveria s’bie me dorëheqje, bie në forma të tjera

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetHaziri reagon pas deklaratave të Escobarit: Nëse qeveria s’bie me dorëheqje, bie...

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, derisa ka komentuar vizitën në Kosovë të emisarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka kërkuar rrëzimin e qeverisë me “forma tjera”.

Haziri përmes një shënimi në Facebook ka shkruar se deklaratat e Escobarit tregojnë për pikën më të ulët të raporteve Kosovë-SHBA.

Haziri ka thënë se nëse Qeveria nuk jep vetë dorëheqje “bie në forma të tjera”.

“Qeveri jo-kompetente, e cila nuk planifikon efektet e vendimit të saj. Në një vend demokratik, nëse qeveria nuk bie me dorëheqje, bie në forma të tjera!”.

Ndryshe sot zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, tha se nuk ka arritur ta bindë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që ta pezullojë vendimin për ndalimin e monedhës serbe në Kosovë, derisa Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Qeveria e Kosovës të gjejnë një zgjidhje afatgjate, siç do të ishte transferimi elektronik i eurove përmes sistemit të Kosovës.

Escobar tha se ka, “shumë zhgënjim me këtë Qeveri të Vetëvendosjes, jo vetëm në Uashington, por edhe në Bruksel, Romë, Berlin e Paris”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se Ballkani Perëndimor është çështje e cila zë vend të veçantë në zemrat e administratës së presidentit Biden.

Në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm austriak në Vjenë, Alexander Schallenberg, numri dy i shtetit amerikan tha se ShBA-ja dëshiron që Kosova dhe Serbia t’i stabilizojnë raportet mes vete.

Sekretari amerikan i Shtetit, ka thënë  po ashtu se me Austrinë, ShBA-ja po punon bashkë “për të mbështetur përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”./Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img