1.5 C
Sterling Heights
24/12/2025, 18:21
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Pesë këshilla për kujdesin ndaj veshkave

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPesë këshilla për kujdesin ndaj veshkave

Ndërsa shumë njerëz vuajnë nga gurët në veshkë apo rëra, mjekët kanë dhënë disa këshilla bazike për kujdesin ndaj veshkave

Veshkat, përveç që janë përgjegjëse për të nxjerrë toksinat e ujin e tepërt nga organizmi, ato luajnë rol të rëndësishëm edhe për mirëmbajtjen e nivelit të insulinës në trup, raporton India.com

Këshilla numër një për kujdesin ndaj veshkave është që të mos ndiqet një stil i jetës që çon në diabet. Kjo për shkak se diabeti i dëmton veshkat. Niveli i lartë i sheqerit në gjak, i vë veshkat nën presion më të madh për ta filtruar gjakun. Prandaj duhet mbajtur një rutinë e mirë e të ngrënit shëndetshëm.

Këshilla e dytë është menaxhimi i peshës së tepërt. Pesha e tepërt çon në probleme të ndryshme shëndetësore duke përfshirë edhe problemet me veshkë. Është e rëndësishme mbajtja e peshe optimale trupore, duke mos përdorur ushqim të përpunuar shumë herë, i cili shkakton mbipeshë dhe nuk ka asnjë vlerë ushqyese.

Këshilla e tretë është të bëhet kujdes me kripërat. Veshkat janë përgjegjëse për rregullimin e kaliumit në gjak. Sasi të mëdha të kripës do të bëjnë që shtypja e gjakut të rritet, e të rritë rrezikun gjithashtu nga gurët në veshkë. Kjo ndodh për shkak se mbetjet e vogla që vijnë nga mineralet e ndryshme që konsumon njeriu, mblidhen në veshkë duke krijuar rërë, e më pastaj prej asaj rëre krijohen gurët.

Këshilla e katërt është hidratimi. Të qenit të hidratuar është një rregull që njihet si “e artë” për shëndetin në përgjithësi. Kur bëhet fjalë për veshkat kjo gjë është e domosdoshme për shkak se uji nuk lejon që mbetjet nga mineralet e ushqimet e tjera të grumbullohen e të formojnë rërë.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img