1.5 C
Sterling Heights
24/12/2025, 18:35
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Tahiri: S’pres progres në dialog, Kurti e ka rrezikuar partneritetin me ShBA-në

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetTahiri: S’pres progres në dialog, Kurti e ka rrezikuar partneritetin me ShBA-në

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, akuzoi kryeministrin Albin Kurti se e ka rrezikuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy ditë pas vizitës së emisarit amerikan, Gabriel Escobar në Kosovë, shefi i deputetëve të AAK-së, është shprehur skeptik se do të ketë progres në dialog gjatë këtij viti, derisa tha se Kurti ka gabuar që s’ka propozuar një draftstatut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Tahiri shtoi se Kurti po dëmton raportet me aleatë, veçanërisht me SHBA-në, për shkak të eksperimenteve të tij.

“Ne duhet të jemi real në politik. Bashkimi Evropian e ka pasur mbështetjen e plotë nga Departamenti i Shtetit në agjendën e dialogut të udhëhequr nga z.Lajçak. Kjo Qeveri ka rrezikuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për eksperimentime që më pas është tërhequr. A është tërhequr prej tabelave, prej reciprocitetit? A është tërhequr prej zgjedhjeve lokale në veri, ku nisi peticioni për rrëzimin e kryetrarëve që janë me 100 vota. Pse e bëri këtë? Është një eksperimentim që nuk guxojmë me bërë”, tha ai.

Sipas Tahirit, faktori ndërkombëtar e ka kuptuar se Kurti është joserioz në temën e dialogut.

“Kjo Qeveri dhe ky kryeministër e ka pranuar Marrëveshjen e Brukselit dhe i ka thënë po planit të veprimit të Ohrit dhe po ashtu është dakorduar në Bratislavë për disa tema. Ka shkuar pak më tutje, ky kryeministër dhe ka thënë se unë jam i gatshëm që nesër të nënshkruhet Asociacionin e krejt. Faktori ndërkombëtar kur je në këtë qasje dëshiron të shoh serioz, e ky nuk është serioz. Nuk ka qenë në gjendje t’i dërgojë pesë faqe propozim për Asociacion. Nuk kemi një vlerësim kritik, një vlerësim empirik, institucional të qeverisë së Kosovës për Asociacionin. Në këtë temë nuk ka hajgare dhe në këtë temë duhet seriozitet, të shihet se a është ai statut me probleme. Ne si AAK e kemi studiuar dhe kemi thënë se Arbitrazhi është problem, kemi thënë se superstruktura e prezantuar është problem”, deklaroi Tahiri.

Duke folur për raportin e shërbimeve inteligjence amerikane, ku përmendet mundësia e konflikteve ndër-etnike në Ballkanin Perëndimor, Tahiri tha se Kosova nuk është e rrezikuar prej qytetarëve serbë në vend, por nga ambiciet luftënxitëse të Serbisë.

Krahas kësaj, Tahiri shton se respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket tokës në Manastirit të Deçanit është sfidues për çdo shqiptarë, por i domosdoshëm për respektimin e ligjit në Kosovë dhe anëtarësimin në Këshill të Evropës. /KSP

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img