-4.1 C
Sterling Heights
22/01/2026, 9:06
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Fluks turistësh në malësinë e Krujës, shijojnë ngjitjet në male, liqenin, gjelbërimin e diellin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeFluks turistësh në malësinë e Krujës, shijojnë ngjitjet në male, liqenin, gjelbërimin...

Kjo fundjavë pranverore ka sjellë në Shqipëri turistë nga vende të ndryshme nga bota. Malësia e Krujës, një destinacion fare afër Tiranës e Durrësit, me një natyrë ku gjen malet dhe liqenet po u shijon pafund:

“Është hera ime e parë këtu. Kam ardhur nga Londra në Tiranë. Biletat e udhëtimit ishin shumë të lira. Shqipëria është më e bukur se Londra, sepse këtu ka më shumë diell. Më pëlqejnë dhe malet rreth e rrotull. Është kaq qetësi këtu, dhe nuk është shumë larg Tiranës”, u shpreh një turist.

“Unë jam nga Rumania. Është hera ime e parë në Shqipëri. Nga sa kam parë deri tani, është një vend I këndshëm. Koha është e bukur. Udhëtimi nuk kushton shumë për të ardhur këtu. Natyra është shumë e bukur. Është një vend shumë i bukur për t’u vizituar. E vetmja gjë që duhet rregulluar është rruga që të sjell këtu”, deklaroi një turist nga Rumania.

“Vend shumë i këndshëm. Është dita ime e dytë këtu dhe ky liqen është vendi I parë që po vizitoj jashtë Tirane. Është shumë I bukur dhe besoj se duhet të vijnë edhe më shumë njerëz për ta vizituar. Këtë herë duam të vizitojmë malet, ne qershor apo korrik duam të kthehemi për të vizituar rivierën”, tha një tjetër turist.

Ngjitja në malin Gamti është një përvojë unike:

“Më pëlqeu ngjitja, ishte pak e vështirë, por ia vlen për çfarë sheh nga lart. Por ama zbritja nuk është për gjithkënd”.

“Pamja nga ato malet atje, është spektakolare. E dashuroj shkëlqimin e diellit, nuk është ftohtë. Më pëlqen dhe pamja e liqenit. Është shumë i bukur, shumë i veçantë, ju jeni me fat. Jeni shumë miqësorë dhe ne do të kthehemi sërish, për të shkuar në plazh”.

“Ishim dhe në Durrës. Plazhi ishte I mrekullueshëm, malet gjithashtu. Pamja spektakolare. Më pëlqejnë malet dhe dua të bëj hiking, por do të shkojmë dhe në Tiranë për të shijuar ushqimin dhe gjithçka që ofron”

“Më pëlqejnë lulet…gurët”

“Mua më pëlqejnë ujëvarat…të gjitha”./gazetatema.net

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img