1 C
Sterling Heights
24/12/2025, 22:35
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ligji për kontrollin e duhanit, brenda tre muajve janë shqiptuar mbi 1 mijë e 300 gjoba

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetLigji për kontrollin e duhanit, brenda tre muajve janë shqiptuar mbi 1...

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është duke vazhduar pa kompromis zbatimi i Ligjit  për Kontroll të Duhanit, në të gjithë territorin e Republikës.

Sipas njoftimit thuhet se nga janari deri me datë 14.03.2024 janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 328 gjoba.

Tutje në njoftim thuhet se duhani vret më shumë se 8 milionë njerëz çdo vit në botë, duke përfshirë rreth 1.3 milionë jo-duhanpirës të cilët janë të ekspozuar ndaj tymit të dorës së dytë.

“Në çdo 6.5 sekonda një njeri vdes në botë nga pasojat e duhanpirjes. Duhani vret gjysmën e përdoruesve të tij. Është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë; Pirja e duhanit vlerësohet se shkakton: 67% të gjitha vdekjeve nga kanceri i mushkërive; 34% të vdekjeve nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe 8% të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare”, thuhet në njoftim.

Ministria ka kërkuar nga qytetarët që të mos pin duhan.

“Prandaj, mos pi duhan. Jeto, merr frymë lirshëm!”. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img