0.4 C
Sterling Heights
25/12/2025, 0:22
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Aeroporti i Prishtinës do të kompensohet për periudhën e pandemisë, tarifa e koncesionimit rritet në 55 për qind

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetAeroporti i Prishtinës do të kompensohet për periudhën e pandemisë, tarifa e...

Ministria e Financave ka njoftuar se pas miratimit nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat, është nënshkruar amendamenti i marrëveshjes së koncesionimit për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili parasheh kompensimin e periudhës së pandemisë si forcë madhore.

“Bazuar në dispozitat e marrëveshjes bazë të koncesionimit, Komiteti për PPP ka njohur periudhën prej 20 muajsh si periudhë të pandemisë gjatë së cilës aeroporti ka operuar me ndërprerje apo me kufizime, dhe për të cilën periudhë marrëveshja bazë parasheh zgjatjen e afatit proporcionalisht në fund të periudhës së koncesionimit në rastet kur kemi të bëjmë me forcë madhore”, thuhet në njoftim.

“Kjo gjë është reflektuar edhe në amendamentin e nënshkruar i cili bën zbatimin e këtyre dispozitave të marrëveshjes bazë dhe kornizës ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img