0.4 C
Sterling Heights
25/12/2025, 2:23
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Bajrami e Çitaku i reagojnë Nagavcit për numrin e çerdheve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetBajrami e Çitaku i reagojnë Nagavcit për numrin e çerdheve

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci për numrin e çerdheve të ndërtuara përgjatë mandatit të saj.

Nagavci të mërkurën në “Konfront” të KTV-së ka thënë se gjatë periudhës trevjeçare sa ajo ka drejtuar Ministrinë e Arsimit, janë 850 për qind çerdhe më shumë të ndërtuara se sa në periudhën 2003-2020.

“Janë në proces, janë finalizuar katër çerdhe, kemi 18 çerdhe që janë në proces të ndërtimit, janë pesë çerdhe që janë adaptuar, pra objekte ekzistuese që i kemi adaptuar për çerdhe. Janë 20 në proces sepse edhe dy janë tenderuar tashmë dhe nëntë objekte që janë në proces të adaptimit”, ka thënë ajo.

Bajrami ka thënë se Nagavci i ka bërë “kërrsh” përqindjet.

“Këta a janë analfabetë funksionalë apo na trajtojnë të gjithëve si të tillë?! Ministrja Nagavci paska thënë më KTV se gjatë mandatit të saj janë ndërtuar 850% më shumë çerdhe se gjatë viteve 2003-2020, sipas saj i bie që prej vitit 2003 deri në vitin 2020 në Kosovë është ndërtuar një gjysmë çerdhe, kjo mandej e ka rritë numrin për 850%, pra prej 1/2 tash janë bë 4. Për besë s’di njeri a me qeshë a me qajtë. 160 çerdhe i kanë premtuar brenda mandatit”, ka thënë ajo.

Nagavcit i ka reaguar edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Vlora Çitaku, duke e quajtur deklaratën e Nagavcit si mashtrim e përpjekje për manipulim.

Ajo e ka akuzuar Qeverinë për propagandë.

“Në fakt, propaganda dhe mashtrimi është fusha e vetme ku kjo qeveri merr notë kaluese”, ka shtuar Çitaku.

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img