1.3 C
Sterling Heights
25/12/2025, 4:19
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Tollovitë nëpër linjat urbane, Komuna ende nuk sjell autobusë të rinj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetTollovitë nëpër linjat urbane, Komuna ende nuk sjell autobusë të rinj

Në shumicën e rasteve linja “3” e “Trafikut Urban”, e cila aktualisht është duke transportuar udhëtarët në fshatin Bardhosh, është e stërmbushur me qytetarë

Gjendjen më të mirë nuk e kanë as linjat e tjera urbane.

Qëkur Komuna vendosi që ta fuste në funksion biletën ditore shumëpërdorimëshe, brenda autobusëve ka tollovi të theksuar.

Kësisoj çdo ditë e më shumë po ndihet nevoja që në kryeqytet të ketë më shumë autobusë urbanë.

Në vjeshtë të vitit të kaluar kryetari Përparim Rama pati nënshkruar marrëveshje me BERZH-in për ardhjen e 30 autobusëve të rinj, ku 6 prej tyre do të jenë elektrikë.

Megjithatë ende nuk kanë arritur këta autobusë në kryeqytet, madje nuk kemi as një datë se kur mund të vijnë.

Kujtim Bërbatovci nga “Trafiku Urban”, thotë që më herët orët kritike për tollovi ishin ora 8:00 e mëngjesit dhe 16:00 e mbrëmjes, mirëpo tani pas biletës ditore në çdo kohë ka shumë qytetarë që udhëtojnë me linjat urbane.

Bërbatovci tutje shton që ende janë në pritje të autobusëve të rinj dhe se bileta ditore e pasur për qëllim që qytetarët të përdorin më shumë linjat urbane sesa veturat e tyre dhe në mënyrë është liruar edhe komunikacioni.

Ai deklaron po ashtu që kërkesa për biletën ditore është shumë e lartë dhe se çdo ditë po shtohen përdoruesit e saj.

Komuna pati premtuar se me ardhjen e autobusëve të rinj do të ketë linja në secilën lagje të Prishtinës, sidomos në ato lagje ku ka mungesë të tyre, si në “Arbëri”, një pjesë të lagjes “Kodra e Trimave”, Sofali dhe Kolovicë.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img