-0.4 C
Sterling Heights
25/12/2025, 6:22
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ngrënia e këtyre farave të vogla do t’ju japë një lëkurë të shkëlqyeshme

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetNgrënia e këtyre farave të vogla do t’ju japë një lëkurë të...

Dihet që farat janë një superushqim që shpesh nënvlerësohen nga njerëzit

Fara lini, kungulli, susami apo chia, ekziston një gamë e gjerë farash në varësi edhe të preferencave tuaja. Mund t’i hani shqeto, ose t’i shtoni në gatime dhe sallata të ndryshme, kjo pastaj është çështje dëshire

Por, nëse po kërkoni një “investim” me mend në pjesën e lëkurës, atëherë konsiderojeni veten me fat pasi farat chia janë përgjigjja.

Në krye të listës për përfitimet shëndetësore dhe ato të bukurisë te njerëzit që i konsumojnë, këto fara janë shumë të pasura me kalcium, hekur dhe omega 3, shkruan Vogue.

Pse farat chia janë shumë të shëndetshme?

Farat chia dhe efekti në lëkurë

Përtej mirëqenies së përgjithshme, shëndeti i lëkurës sonë mund të përfitojë shumë nga ngrënia e disa ushqimeve të caktuara, mes tyre edhe farat chia.

Farat e mbushura me acide yndyrore omega 3, të cilat kanë efekte anti-inflamatore janë një lajm i mirë për lëkurën. Antioksidantët që ato përmbajnë gjithashtu kanë efekt në lëkurë, ndaj mund t’i hani sa më shumë. Lëkura plot jetë dhe shkëlqim është rezultati i dëshiruar nga shumë femra, citon Anabel.

Shtojini ato nga pak në kos, në sallatë ose në gatime të ndryshme, si supë, perime në furrë etj. Farat chia mund të përdoren edhe në ëmbëlsira si pudingu dhe ju do të shihni më shumë përfitime në shëndetin e lëkurës. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img