-0.4 C
Sterling Heights
25/12/2025, 6:21
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kosoves i avancohet statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKosoves i avancohet statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Sot me 24.03.2024 Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, duke u ngritur në nivelin e anëtarit të asociuar, nga niveli i anëtarit vëzhgues që e kishte deri më tash.

Lajmin e ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media, duke thënë se ky është niveli më i lartë i prezencës në këtë Asamble, deri në anëtarësimin e plotë.

“Me ngritjen e nivelit të përfaqësimit në Asamblenë e NATO-s do të ketë zgjerim të delegacionit, Kosova përfshirje më të madhe në vendimet e Asamblesë dhe të drejtë në adresimin e amendamenteve dhe komenteve për secilin proces e dokument i cili trajtohet nga Asambleja, të cilat më herët është dashur të bëhen përmes delegacioneve të vendeve tjera, kryesisht Shqipërisë” – thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Me këtë rast,kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së, Driton Hyseni, ka falënderuar të gjithë anëtarët e komisionit drejtues të asamblesë për vendimin e marrë sot në favor të Kosovës.

“Një falënderim të veçantë nëpërmjet komunikimit në telefon kryesuesi Hyseni i shprehu presidentit të Asamblesë, z. Michal Szczerba, duke konfirmuar pozicionin e palëkundur të Kosovës në avancimin e vlerave të përbashkëta” – thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img